Postimet e fundit :

Barnes & Noble befason Amazonin?



Para disa ditësh kemi raportuar që Amazon Kindle në versionin e ardhshëm do të ketë ekran E-Ink me ndriçim prapavije, ndërsa tani befasia vjen nga konkurrenti direkt. Barnes  Noble ka prezantuar zyrtarisht lexuesin e vet elektronik Nook Simple Touch me teknologjinë GlowLight, pra E-Ink ekranin 6-inçësh Pearl i cili është i ndjeshëm në prekje dhe ka ndriçim prapavije. Teknologjia e cila mundëson leximin e ekranit E-Ink në errësirë nuk është zbuluar akoma në detaje, por thuhet se bëhet fjalë për ndriçimin LED i cili përmes mbrojtjes anti-glare shpërndan dritën nëpër ekran. Lexuesi ka të njëjtat specifikime të brendshme dhe të jashtme, ndërsa me shtimin e ndriçimit të prapavijës, ndryshimi në peshë është minimal. Ky aparat do të duhej të gjendet në treg në fillim të muajit maj me çmim prej 139 dollarësh./koha/kekompjuter/
Share this article :

Post a Comment

 
Support : Ke kompjuter channel | Ke kompjuter Twitter
Copyright © 2013. - All Rights Reserved
Published by Kekompjuter