Postimet e fundit :

Bing Translator bëhet Augmented Reality


Aplikacioni Bing Translator i Microsoftit për telefona Windows Phone, është avancuar me funksionin Augmented Reality – shfrytëzuesit përmes kamerës në telefon mund të incizojë apo fotografojë tekstin që dëshiron të përkthejë, dhe përkthimi do të shkruhet mbi të për vetëm disa sekonda, pohon kjo kompani.

Funksioni tjetër interesant është modi Conversation, në të cilin softveri shndërrohet në legjendarin Babel Fish nga udhërrëfyesi për Autostop. Kreativiteti që vlon në këtë aplikacion është i dukshëm edhe në funksionin Live Tile përmes të cilit çdo ditë paraqitet një fjalë e re dhe kështu ndihmon në mësimin e tyre. Megjtihatë, gjëja më e mirë është që Microsofti e ka mundësuar downloadimin e language pack, kështu që ata që dëshirojnë mund ta shfrytëzojnë këtë aplikacion edhe pa lidhjen (shpesh të shtrenjtë) me Internet.

Bravo për ekipin e Microsoft Bing. Më shumë informata mund të gjeni në adresën
BIG Translator site
/koha/kekompjuter
Share this article :

Post a Comment

 
Support : Ke kompjuter channel | Ke kompjuter Twitter
Copyright © 2013. - All Rights Reserved
Published by Kekompjuter