Postimet e fundit :

HP Converged Cloud


Zgjidhja e HP-së për ofrimin e shërbimeve cloud, e cila brenda qarqeve industriale pritej që prej vitit të kaluar, është prezantuar ditë më parë. HP Converged Cloud është projektuar për kompanitë të cilat dëshirojnë të zhvillojnë zgjidhjet e tyre cloud, pa marrë parasysh a bëhet fjalë për projektet e hostuara në data qendrat e HP-së, apo të vetë kompanive, madje edhe për ato hibride të cilat janë kombinim i dy të sipërpërmendurave. Kështu HP me ofertën Converged Cloud përfshihet në luftë direkte me shërbimet Amazon EC2 dhe Microsoft Azure, të cilat me të madhe diktojnë mënyrën e re të zhvillimit të aplikacioneve të bazuara në web dhe shërbimeve të hostuara në cilindo vend, infrastruktura e të cilave, sipas nevojës, mund të shtohet me rritjen e nevojave për të.

“Konvergjenca e cloud computing dhe ndërlidhja mobile po ndryshojnë tërësisht mënyrën e ndërtimit të infrastrukturave moderne, zhvillimit të aplikacioneve dhe madje edhe servimit të informatave”, tha me këtë rast Bill Veghte, strategu kryesor dhe nënkryetar i HP-së. “HP Converged Cloud u mundëson kompanive që në IT infrastrukturën e tyre të përfshijnë mikse të cloud shërbimeve publike, private dhe të menaxhueshme, për të krijuar një rrethinë unike për përshtatje të shpejtë ndaj ndryshimeve në treg”.

HP Converged Cloud bazohet në softverin OpeStack, ndërsa HP thekson faktin që zgjidhja e saj bazohet në standardet e hapura./koha/kekompjuter/
Share this article :

Post a Comment

 
Support : Ke kompjuter channel | Ke kompjuter Twitter
Copyright © 2013. - All Rights Reserved
Published by Kekompjuter