Postimet e fundit :

Microsofti ka seksion për OpenSource

Edhe pse në shikim të parë duket që zgjidhjet Open Source dhe sistemet e bazuara në të janë në kundërshtim të plotë me atë që bën Microsofti, themelimi i seksionit Open Source, i cili quhet Microsoft Open Technologies, tregon që Microsofti ka një mënyrë të re të angazhimit dhe bashkëpunimit me komunitetet Open Source.
Seksioni është i përbërë nga ekipi Interoperability Strategy, ndërsa për fillim do të përbëhet nga 50 deri 75 persona me Jean Paolin në krye.
Është interesant që kohë më parë Microsofti u gjend në mesin e 20 të parëve që i kontribuojnë më së shumti Fondacionit Linux, ndërsa në Microsoft thonë që falë seksionit të ri do të mundësohet temp më fleksibil dhe më i shpejtë i komunikimit me projektet e jashtme, si dhe forcim i bashkëpunimit me komunitetet dhe përshtatje standardeve Open Source./koha/kekompjuter/
Share this article :

Post a Comment

 
Support : Ke kompjuter channel | Ke kompjuter Twitter
Copyright © 2013. - All Rights Reserved
Published by Kekompjuter