Postimet e fundit :

PreSonus Studio One Free: program gratis për produksion muzikor



Audio kompania PreSonus ka publikuar versionin gratit të studios së vet muzikore virtuale profesionale, Studio One. Programi sjell numër të pakufizuar të audio shiritave, si dhe shiritave për efekte speciale, editim multitrack, si dhe disa filtra bazik të integruar, siç janë Flanger dhe Chorus.

Në anën tjetër, edhe pse Studio One Free ka instrumentin virtual Presence me më shumë se 100 parametra të paradefinuar, nuk përkrah pluginët VST – që do të thotë që nuk do të mund të shtoni instrumente të tjera virtuale dhe kështu të plotësoni funksionalitetin e programit. Bëhet fjalë për një mungesë të madhe e cila shumicën e shfrytëzuesve do t’i shtyjë që të pyesin se për çka shërben një version kaq i kufizuar i programit?

Sidoqoftë, nëse ju duhet një vegël për incizim të melodive të cilat i luani në instrumentet tuaja, si dhe për rregullimin e këngëve akustike, Studio One Free do të mund t’u shërbente fare mirë. Ata që duan më shumë duhet të marrin versionin Professional që kushton 400 dollarë, dhe që sjell edhe interfejsin e avancuar.

Versioni gratis mund të merret në adresën http://studioone.presonus.com/free/, ndërsa me të merrni edhe opsionin që të aktivizoni demon njëmujore të programit me pagesë, që sjell shumë filtra, efekte dhe natyrisht, përkrahjen për pluginët VST./koha/kekompjuter/
Share this article :

Post a Comment

 
Support : Ke kompjuter channel | Ke kompjuter Twitter
Copyright © 2013. - All Rights Reserved
Published by Kekompjuter