Postimet e fundit :

Prodhimi i Lumia 900 kushton më shumë se iPhone


Analistët e iSuppli kanë vlerësuar që shpenzimet e përgjithshme të materialeve në prodhimin e Lumia 900 janë 217 dollarë.

Komponenti më i shtrejtë individual në këtë telefon është ekrani i ndjeshëm në prekje i cili kushton 58 dollarë, pasojnë moduli për komunikim pa tela me çmim prej 38 dollarësh, pastaj NAND Flash dhe DRAM memoria me çmim prej 27 dollarësh, si dhe kamera e cila kushton 18 dollarë. Shpenzimet e prodhimit vlerësohen në 8 dollarë, pro duhet theksuar që në çmim nuk janë llogaritur shpenzimet e zhvillimit, marketingut dhe transportit.

Sa për krahasim, vlerësimet e po këtyre analistëve janë që iPhone 4S 16 GB në prodhim kushton 188 dollarë./koha/kekompjuter/
Share this article :

Post a Comment

 
Support : Ke kompjuter channel | Ke kompjuter Twitter
Copyright © 2013. - All Rights Reserved
Published by Kekompjuter