Përdoruesit e shumtë të shërbimit Skype në mbarë botën kanë probleme me qasjen dhe shfrytëzimin e këtij shërbimi.
Shërbimi telefonik i internetit është goditur nga problemet serioze në punë të cilat i kanë pamundësuar shfrytëzimin e tij.

Pas analizës së hollësishme është vërtetuar se kanë rënë një numër i madh i “super-nyjave”, të cilët luajnë rolin e adresarëve të llojit vet telefonik për shërbimin. Për të zgjidhur problemin në Skype tani janë duke krijuar “mega-super-nyjat” e reja të cilat do të duhej të zgjidhin problemet brenda orëve të ardhshme.
Post a Comment