Friday, July 15, 2011

Holandë, blejnë beben online, dënohen

Holandë, blejnë beben online, dënohen Një cift holandez, i akuzuar se ka blerë në internet një foshnje të sapolindur nga prindër biologjikë, është dënuar sot me 8 muaj burg.

Lajmin e bëjnë të ditur mediat evropiane, sipas të cilave cifti akuzohet për adoptim ilegal dhe të rremë të bebes, të cilën e bleu nga Belgjika.

Ngjarja në fjalë ka ndodhur në vitin 2008, kur prindërit e vogëlushit Jayden e kishin shitur të sapolindurin për 7500 euro, pasi kishin vendosur një njoftim në internet.

No comments:

Post a Comment