Postimet e fundit :

I fuqishmi Blackberry Bold 9900


Blackberry më i hollë dhe më i fuqishëm deri tani, me sistemin e ri operativ “Blackberry 7” dhe kombinimin e tastierës dhe ekranit të ndjeshëm në prekje të rezolucionit të lartë. Bëhet fjalë Blackberry Bold 9900, telefonin e mençur me performanca të larta, i cili ofron përvojë të avancuar të përdorimit dhe mundësinë e menaxhimit të ndarë të përmbajtjeve private dhe atyre të punës.
Është bërë nga materialet më të rafinuara, dhe me gjerësinë prej vetëm 10.5 mm ky është para telefoni më i hollë i mençur i “Blackberry-t” deri tani. Dizajni integron tashmë të mirënjohurën tastierën karakteristike për modelet nga “Bold” seria me ekranin e ndjeshëm në prekje. Me procesorin prej 1.2 GHz, ekranin 24-bitësh me teknologjinë “Liquid GraphicsT” mundëson shpejtësi të madhe dhe shfaqje të përkryer të përmbajtjeve.
Bold-i i ri posedon edhe deri më tani shfletuesin më të shpejtë të “Blackberry-t” me zmadhimin e përmbajtjeve. Opsioni i kërkimit që aktivizohet me zë mundëson përkthimin e të folurit në tekst, kërkimin e fajleve, e-maileve, kontakteve dhe përmbajtjeve muzikore në telefon. Pajisja e ka kamerën prej 5MP dhe mundëson incizimin dhe reproduktimin HD 720p videopërmbajtjeve./zeri/kekompjuter/
Share this article :

Post a Comment

 
Support : Ke kompjuter channel | Ke kompjuter Twitter
Copyright © 2013. - All Rights Reserved
Published by Kekompjuter