Postimet e fundit :

Fotoaparat me dy ekrane dhe WiFi


Nëse nuk jeni të njohur me fotoaparatet DualView, çdo gjë do ta keni të qartë posa ta shikoni fotografinë nga ana e përparme – aty gjenden edhe objektivi, edhe ekrani. Pra fotoaparatet në fjalë mes tjerash fotografojnë edhe vetveten.
Modeli i ri në këtë seri mban shenjën DV300F, ndërsa risi është edhe kontrolluesi WiFi, i cili mundëson lidhjen me kompjuter apo hapësirë në ‘re’, si SkyDrive i Microsoft-it.
Ky model është i pajisur me sensor kamere prej 16 megapiksel dhe ka Zoom optik të pesëfishtë, me atë që këndi i gjerë fillon nga 25 milimetra, çka është vlerë mjaft e mirë, e përdorshme në hapësirat ku ka pak vend, por edhe në vend të hapur për theksimin e madhësisë së objekteve të afërta.
DV300F në treg pritet të paraqitet në mars të këtij viti, me një çmim prej 200 dollarëve./zeri/kekompjuter/
Share this article :

Post a Comment

 
Support : Ke kompjuter channel | Ke kompjuter Twitter
Copyright © 2013. - All Rights Reserved
Published by Kekompjuter