Postimet e fundit :

Hakerët shqiptarë sulmojnë faqen e një komune italiane


E kanë nxjerrë jashtë pune një faqe interneti që i përket një bashkie në Itali dhe kanë vënë “vulën” e tyre: “Albanian Hacker!”.
Zyrtarë të bashkisë së Godega di Sant’Urbano në Treviniano thanë të martën se faqja e tyre zyrtare u bë objekt i një sulmi nga piratë të internetit.
Hackerët e nxorën jashtë pune faqen për disa orë duke penguar kështu qytetarët të vizitojnë faqen për të marrë të dhëna lokale e shkarkuar dokumente e formularë të ndryshëm.
Faqja në vend se të nxirrte të dhënat normale, ndahej me disa pjesë ku klikimi i tyre të çonte në tekste si “Test”, “Test2” dhe “Hacked”, raporton agjencia e lajmeve NOA.
Kurse klikimet e mëtejshme nxirrnin dhe “firmën” e hackerave ku shkruhej: “Hacked by Slover” dhe mbishkrimi “Albanian Hacker!!”./zeri/kekompjuter/
Share this article :

Post a Comment

 
Support : Ke kompjuter channel | Ke kompjuter Twitter
Copyright © 2013. - All Rights Reserved
Published by Kekompjuter