Postimet e fundit :

Intel përgatit Smartphone dhe tablo


Intel ka shfaqur prototipat e telefonit të mençur dhe tablosë të cilat do të prezantohen gjatë gjysmës së parë të vitit të ardhshëm dhe të cilët do të punojnë në procesorin Medfield.
Në Intel tashmë kanë kontaktuar prodhuesit e pajisjeve mobile, që mund të jenë të interesuara për zhvillimin e telefonave dhe tablove të bazuar në çipat Medfield, por momentalisht nuk dihet se cilat kompani të parat do të prezantojnë këto pajisje.
Telefoni i shfaqur me dimensione është i ngjashëm me iPhone 4, por është më i lehtë, punon në sistemin operues të Google-s Android, versioni 2.3 Gingerbread, mund të riprodhojë video me kualitet Blu-ray dhe ta shfaq në televizor, derisa rezolucioni i kamerës është 8MP.
Prototipin e tablosë e lëviz sistemi i fundit operues i Google-s, Android 4.0 Ice Cream Sansdwich, ndërsa do të ketë ekran më të madh në krahasim me iPad 2 të Apple-s./zeri/kekompjuter/
Share this article :

Post a Comment

 
Support : Ke kompjuter channel | Ke kompjuter Twitter
Copyright © 2013. - All Rights Reserved
Published by Kekompjuter