Postimet e fundit :

PlayBook për 300 dollarë

RiM në tregun amerikan ka nisur shitjen e tabletit të vet me çmim prej 300 dollarësh – në të gjitha versionet. Ky tablet është në disponim në versionet me 16, 32 dhe 64 GB, ndërsa ulja e çmimeve do të zgjasë deri në fund të shkurtit.
Ky hap do t’u mundësojë blerësve në SHBA një kursim prej madje 400 dollarësh nëse përcaktohen për blerjen e PlayBook me kapacitet më të madh prej 64 GB (që gjithsesi do të jetë zgjedhja e parë e blerësve, derisa të harxhohet sasia). Çmimet janë ulur edhe për tregun britanik, por jo edhe aq drastikisht – modeli 16 GB mund të blihet për 170 funte, ai me 32 GB për 200 dhe modeli më i madh me 64 GB për 330 funte.
Analistët këtë hap të RiM e kanë karakterizuar si të dëshpëruar. Sipas parashikimeve, PlayBook 2.0 do të duhej të lansohej gjatë shkurtit.

/koha/kekompjuter/
Share this article :

Post a Comment

 
Support : Ke kompjuter channel | Ke kompjuter Twitter
Copyright © 2013. - All Rights Reserved
Published by Kekompjuter