Wednesday, May 30, 2012

Rrjedhin pamjet e para të Windows 8 Release Preview


Në javët e para të qershorit, Microsoft pritet të lansojë versionin e ri të sistemit të saj oeprativ, Windows 8 Release Preview, pamjet e para të së cilit tashmë kanë rrjedhur në internet.
Sipas The Verge, tashmë është paraqitur ISO 8400 për Windows 8 Release Preview, ndërsa faqet kryesore ku mund të shihen specifikat e para janë faqet kineze të internetit.

Ndërtimi i ri i këtij sistemi operativ duket se i përngjan shumë versionit Metro, e cila përmban aplikacionet për udhëtime, sport, lajme, sfonde dhe shumë detaje tjera interesante. / Telegrafi /Kekompjuter

No comments:

Post a Comment