
Dy modele të reja të All-In-One PC-ve të cilat Dell sapo i ka prezantuar janë të pajisurame ekrane kualitative me të cilat mund t’u konkurrojnë iMacëve të Apple. XPS One 27 është projektuar rreth ekranit 27- inçësh me rezolucion 2560x1440 pixelë, që është krejt pak më ulët se rezolucioni që vjen zakonisht tek modelet 30-inçëshe. Kjo do të thotë që dendësia e pixelëve është me e madhe, dhe me këtë edhe detajet dhe kualiteti i paraqitjes. Edhe pse Dell nuk ka pasur aq shumë suksesme product design i cili është paksa konservativ. Ky kompjuter ofron përcaktimin e përkuljes por jo edhe të lartësisë. XPS One 27 bazohet në platformën e re Intel Ivy Bridge me procesorët Core i5-3450s me 2,8 GHz ose i7-3770s me 3,1 GHz, ka 4 GB memorie RAM dhe hard diskme 1 TB, edhe pse ka mundësi për konfigurime me më shumë memorie dhe mSATA SSD me 32 GB. Opsione ka edhe tek përzgjedhja e sistemit grafik, modeli standard shfrytëzon GPU-në e integruar Intel HD 4000, por ka mundësi të zgjidhen edhemodelet me GeForce GT 640M me 2 GB. Në pajisje standarde përfshihet edheWiFi dhe Bluetooth 4.0 dhe një çift lidhjesh USB3, mes tjerash. Përveç këtij modeli janë prezantuar edhe dy modele më të lira nga seria Inspiron, One 23 dhe One 20 me ekranet me rezolucion 1920x1080, respektivisht 1600x900.
Çmimi fillestar i modelit XPS One 27 është 1400 dollarë, ndërsa One 23 dhe One 20 kanë çmime fillestare prej 750 dhe 530 dollarësh./ Koha.net/kekompjuter
Post a Comment