
Të dy këto mesazhe kishin për qëllim propagandën kundër rebelëve, të cilët së fundmi kanë bërë disa avancime të rëndësishme në luftën e tyre kundër regjimit të kryetarit Bashar Al Assad.
Deri më tani nuk ka ndonjë indikacion se kush qëndron prapa sulmit të së premtes. Edhe kundërshtarët edhe mbështetësit e qeverisë siriane janë angazhuar në mënyrë të vazhdueshme në aktet e sabotimit elektronik, kurse mediumet që shihen nga lojalistët e Assadit si simpatizues të rebelëve kanë pësuar sulme të vazhdueshme të hakimit.
Një prej tyre ishte edhe Al-Jazeera, ku një prej faqeve të Twitter në gjuhën angleze ishte hakuar nga grupi proqeveritar i njohur me emrin Syrian Electronic Army.
Ky grup së fundmi ka premtuar një valë sulmesh kundër, siç e përshkruajnë ata, ueb faqeve “të revolucionit të rrejshëm”. /koha.net/kekompjuter
Post a Comment