Postimet e fundit :

Facebook-u e njeh Kosovën si shtet


Kosova ka shënuar edhe një fitore në kërkesën e saj për njohje. Muajin e kaluar, Facebook nisi ta njeh shtetin e vogël ballkanik. Gjiganti i rrjetit social tani i identifikon përdoruesit e kryeqytetit të Prishtinës, si përdorues nga Kosova.

Facebook këtë e arriti pas disa freskimeve rutinore në sistem. Rezultati: Prishtina tani është e vendosur në Kosovë, e jo në Bosnje e Hercegovinë. Ende nuk dihet përse Facebook mendoi se kryeqyteti i Kosovës është kryeqyteti i Bosnjës, vend i cili as që kufizohet me Kosovën.

"Në njëfarë mënyre, është domethënëse dhe simbolike. Mendoj se është një fitore e vogël për një luftë të madhe – ta quajmë luftë – për t’i ndryshuar të gjitha ueb-faqet në Internet”, ka thënë Fisnik Ismaili, drejtor kreativ i agjencisë së reklamave “Olgilvy Kosovo”, në një intervistë për “Deutsche Welle”.

Edhe pse deri më sot Kosovën e kanë njohur 71 vende, dhe në muajin qershor, Gjykata Ndërkombëtare e Drejtësisë vendosi që shpallja e pavarësisë së Kosovës nuk kishte shkelur ligjin ndërkombëtar, Kosova ende përballet edhe me një sfidë – kodin e vet shtetëror të telefonit si dhe domenin e nivelit të lartë.

"Është problem”, thotë Alban Kastrati, zëdhënës i Ipko-s.

"Jemi shtet i njohur ndërkombëtarisht nga shtetet më të fuqishme. Do të donim të kishim më shumë elemente që e identifikojnë Kosovën si shtet”.

Kosova, për dallim nga pothuajse të gjitha vendet e Botës, ka tri kode telefonike, +386 nga Sllovenia, +377 nga Monako dhe +381 nga Serbia, por asnjë të vetin.

Të gjithë këta tre numra konsiderohen lokal përbrenda Kosovës.

Në mënyrë që Kosova ta merr domenin .ks, i duhet të aplikojë në Korporatën Ndërkombëtare për Emra dhe Numra të Fiksuar (ICANN) si dhe të aplikojë në Unionin Ndërkombëtar të Telekomunikacionit për kod shtetëror telefonik. Këto organizata në përgjithësi i drejtohen Kombeve të Bashkuara për përgjigje, gjë e cila për Kosovën është problematike pasi që ende nuk është anëtare e OKB-së, dhe çka është më e rëndësishme, nuk është e përfshirë në databazën statistikore të kësaj organizate si vend apo zonë.

Prandaj, ende është e pasigurt kur apo nëse Kosova do ta merr domenin apo kodin shtetëror. Mirëpo, kjo gjë nuk po e ndalon Kosovën që ta krijoj një shtet elektronik. Ka plane për ndërtimin e një pike të shpërndarjes së Internetit. Porsa të kompletohet, trafiku i brendshëm do të qëndrojë në Kosovë e jo ta merr rrugën për në Evropë.

Njohja e shtetësisë së Kosovës nga Facebook mund të ketë një domino efekt, thotë Martin Waehlisch, një specialist i ligjit ndërkombëtar, si dhe bashkë-autor i një raporti të ri të fondacionit “Friedrich Ebert Foundation” rreth diplomacisë publike të Kosovës.

"Shpresoj që ky shembull mund të shërbejë si një ide për ueb-faqet tjera”, thotë Waehlisch për DW, i cili shton se përdoruesit individualë mund të kenë ndikim të madh për t’i bindur ueb-faqet që ta njohin Kosovën.

"Është shumë e thjeshtë, dhe do të mund ta ndryshonte perceptimin e njerëzve jashtë Kosovës që dinë shumë pak për këtë vend. Pra, kurdo që e shkruajnë këtë emër, ata e shohin gjithmonë se ai është një shtet, është i pavarur dhe ka një flamur”./dw.


marruar nga: webmagazina.

Share this article :

Post a Comment

 
Support : Ke kompjuter channel | Ke kompjuter Twitter
Copyright © 2013. - All Rights Reserved
Published by Kekompjuter