Shitjet e fuqishme të Windows 7 kanë ngritur të hyrat e Microsoft në nivele rekord.
Pavarësisht vdekjes spektakulare të Kin, raporteve se Apple ka tejkaluar Microsoft në kapitalizim të tregut dhe një starti të dobët me Windows Tablet, 2010 mund të mos jet një vit aq i keq për Microsoft.
Shifrat më të fundit të postuara nga kjo kompani tregojnë një rekord të radhës, dhe të hollat më të mëdha po i sjell Windows 7.
Në bazë të raportit të të hyrave, Microsoft ka gjeneruar 62.48 miliard dollarë të hyra gjatë vitit fiskal 2009 – 2010, që është një rritje prej 7 për qind në krahasim me vitin që shkoi, dhe paraqesin nivelin më të madh të të hyrave në histori të kësaj kompanie. Jo befasisht, Windows 7 ka luajtur një rol të madh në këtë drejtim duke sjellë të hyra prej më shumë se 23 % në krahasim me vitin që shkoi, përkatësisht duke gjeneruar 18.49 miliard dollarë të hyra.
Nëntë muaj qysh prej se është lansuar me 22 tetor të vitit 2009, Mirosoft ka shitur 175 milion kopje të Windows 7, rreth 636.000 kopje në ditë apo më saktë thënë 7 kopje në sekond.
Gjersa Windows 7 ishte i zënë me punë dhe për të sjellë të holla në shtëpi, disa divizione tjera nuk ishin aq produktive. Humbësi më i madh ishte divizioni i shërbimeve online të Microsoft, duke përfshirë Bing, që ka sjellë 565 milion dollarë në çerekun që shkoi por ka arritur në këtë çerek të sjelë vetëm 696 milion dollarë.
Post a Comment