Postimet e fundit :

10 shpikjet më të famshme për vitin 2010


description

10 shpikjet më të famshme për vitin 2010


iPad
Si vazhdon "Apple" të shpikë dhe ta sfidojë pjesën tjetër të industrisë së teknologjisë? Shpesh frymëzohet nga prodhimet, në të cilat konkurrentët e saj kanë hequr dorë. Në teori, "iPad" i përcjell kompjuterët jo të popullarizuar të stilit të rrafshët të kompjuterëve "Microsoft's Tablet PC". Kur bëhet fjalë për rezultatet "magjike" dhe "revolucionare", ky është një realitet, por vetëm pak i deformuar. Një analist tha se "iPad" ka shitjen më të madhe në historinë e elektronikës.

Ueb-sajti "Kickstarter"
Mendojeni "Kickstarterin" si një burim të zëshëm bamirësie - një ueb-sajt ku secili do të mund ta dhuronte ndonjë shumë për një projekt, i cili është në zhvillim e sipër, ku paratë nuk do të ndryshonin duar derisa kufijtë të jenë plotësuar. Për shembull: Magen Kallahan nga Kalifronia dëshironte ta lansonte një personazh gjysmë komik, gjysmë zombi. Për ta krijuar një treg, ajo e kishte vlerësuar me çmimin prej 1 500 dollarëve, kështu që kishte shkruar një shkallë me donacione. Më pas, ishte vërtetuar se strategjia kishte pasur sukses.

Kamera "Soni Alfa A55"
A. K. A., kamerë e cila kurrë nuk vezullon. Kamerat tradicionale digjitale SLR i marrin fotot më të mira këtej rrotull, por ato kanë çaluar me dekada sa i përket teknikës së vjetër kufizuese: Kur kap një foto, pasqyra që e ka përcjellë imazhin në sytë tuaj shfaqet lart si imazh i kapur. Përderisa të kthehet përsëri poshtë, kamera nuk mund të fokusohet. Alfa e Sonit A55 (e cila kushton rreth 700 00 euro) e rregullon atë dhe qëndron e qetë në vend. Kjo do të thotë se mund t'i kapni dhjetë fotografi të përsosura dhe të incizoni HD video që kurrë nuk dridhet. Alfa është më e vogël dhe më e lehtë se "Sony SLR".

Flipboard
Edhe nëse futeni në "Facebook" dhe "Twitter", të shpenzosh kohën me ta mund të ndjeheni se ballafaqoheni me mijëra të dhëna nga shoqëria juaj. Vrasësi "iPad app Flipboard" i jep fund kaosit duke i grabitur të dhënat, fotot dhe adresat, e më pas, duke reformuar gjithçka në një format të ngjashëm me atë të një gazete. Po ashtu, mund ta furnizoni me shokë dhe me postë elektronike. Me imazhet dhe madhësinë e saj do të ndjeheni sikur është botuar nga shokët tuaj, vetëm për ty.

Kamera "Looxcie"
Vetëm kur do të mendonit se keni parë gjithçka - dhe e keni të regjistruar - "Looxcie" është një kamerë që mund ta vini pas veshit, e shpikur rastësisht nga një prind, i cili dëshironte t'i mbikëqyrë fëmijët e tij brenda një ndeje. Kamera "Looxcie" mund t'i shohë të gjitha dhe regjistron për pesë orë rresht, pa ndihmën e kabllove. Dhe, me prekjen e vetëm një butoni, një incizim prej 30 sekondave mund të dërgohet në faqen "Facebook", "YouTube", duke e shndërruar këtë kamerë në një mjet të përsosur.
"Square"
Nuk mund të ketë një pjesë më të sofistikuar të teknologjisë se sa regjistri i të hollave. Katrori, platformë pagese, e krijuar nga bashkë-zbuluesi i "Twitter", Xhek Dorsi. Me ndihmën e një kartele të vogël magnetike që ngjitet për telefon, "Square" i lejon secilit ta procesojë kredit-kartelën. Edhe pse shumica e njerëzve i parapëlqejnë të hollat e gatshme - por, me siguri se nuk keni nevojë të prisni për një faturë: nënshkruani në ekran dhe "Square" dërgon një kopje drejt e në postën elektronike.

Makina pa shofer e "Google"
Është një auto-automobil? Pa marrë parasysh si e quani, "Priusi" i ri i "Google" ju mashtron me sensorë radari, video-kamera dhe me një laser zbulues - e ka vozitur veten e tij për rreth 225 000 kilometra. Skuadra të tjera ekspertësh kanë drejtuar makina pa shofer për vite në shkretëtirat e Kalifornisë, shumica prej të cilave, që janë pjesë e Departamentit të Mbrojtjes të Shteteve të Bashkuara të Amerikës. Por, vetëm "Google" mund që me teknologjinë e saj ta përcjellë një makinë pa shofer nëpër rrugët e ngarkuara dhe autoudhë. Teknologjia pa shofer është logjike dhe është shumë afër që do të mund të 'ju transformonte në një transport të lirshëm dhe pa stres.
Makina "Edison 2"
Me sa duket, mënyra më e lehtë për ta ndërtuar një makinë më efikase ndaj karburantit është që ajo të jetë më e lehtë. Dizajnuesit e makinës "Edison 2" e kishin konceptin dërguar në një dietë ekstreme. Për fat të keq, pronari i ekipit dizajnues të makinës "Edison 2", Oliver Katner, thotë se nuk do ta keni rastin që së shpejti ta shihni makinën. Por, është një shenjë e mirë për të ardhmen.

Fluturuesi "Martin Jetpack"
Shpikësi nga Zelanda e Re, Glen Martin, tashmë ka shpenzuar rreth 30 vjet për ta zhvilluar atë që pason nga viti 1961. Versioni i Martinit nuk duket praktik: ai duket t'i ketë të ngjitura dy fleta të mëdha ventilatorësh së bashku me një parzmore. Ai po ashtu e krijon një fuqi prej 200 kuaj fuqish - më shumë se një "Honda Accord". Kjo pajisje do të shitet për 100 000 dollarë, ndërsa testet në terren fillojnë në vitin 2011.

Treni Amtrak me mish viçi
I krahasuar me hijet e tij të ngjashme ultramoderne në Evropë dhe Japoni, Amtraku nuk është një burim i risive. Por, në zemrën e tij fluturuese - shërbim ditor në mes qytetit, Oklahoma dhe Fort Uorth, Teksas - Amtraku është duke e ndërmarrë një iniciativë për një të ardhme më me pak karbon. Që nga pranvera, ky tren është duke djegur 20 për qind më pak karbon. Gjatë përdorimit të biodiselit, ai e redukton ndotjen e ajrit, duke ruajtur edhe para, ngase nuk shpenzon shumë. Biodiseli nga mishi digjet më pastër se biodiseli nga bimët.
Share this article :

Post a Comment

 
Support : Ke kompjuter channel | Ke kompjuter Twitter
Copyright © 2013. - All Rights Reserved
Published by Kekompjuter