Postimet e fundit :

Facebook arrin në 500 milion anëtarë


Figura ka arritur vetëm 5 muaj pasi rrjeti social ka regjistruar anëtarin numër 400 milion. Rritja është përshpejtuar mjaft shumë kohëve të fundit – në janar të vitit 2009 ky rrjet kishte vetëm 150 milion përdorues të regjistruar.

Nëse Facebook do të ishte shtet, atëherë 500 milion anëtarët e saj do të krijonin shtetin e tretë më të madh në botë.

Facebook është kreacioni i Mark Zuckerberg, i cili gjersa ishte duke studiuar në Universitetin e Hrvardit, e lansoi në shkurt të vitit 2004. Për të shënuar arritjen e 500 milion përdoruesve, faqja ka lansuar një aplikacion të ri të quajtur “Facebook Stories”, që është një ueb faqe brenda Facebook, që inkurajon përdoruesit të shkëmbejnë përvojat e tyre me rrjetin social.

Tregimet janë të kufizuara në 420 karaktere (të njëjtën shifër kufizuese e ka edhe përditësimi i statusit në Facebook) dhe do të renditen më pas në bazë të lokacionit dhe temës. Aplikacioni gjithashtu do të ketë në vete edhe disa partnerë lansues nga Facebook fan Pages, siç është X Factor dhe White House.

Muajin që shkoi, themelusi dhe shefi ekzekutiv i Facebook, Mark Zuckerberg tha se ishte “pothuajse e garantuar” se faqja do të arrijë në një milion përdorues. “Nëse ne arrijm sukses me inovacione dhe me të qëndruarit relevant, atëherë ka gjasa të mira të arrijmë të sjellim në Facebook 1 milion njerëz... Do të jetë intersante të shihet sesi do të rrjedhin gjërat”.

Ai gjithashtu shpalosi se Facebook ka vetëm edhe katër shtete për t’i pushtuar, Rusinë, Japoninë, Korenë dhe Kinën. “Vetëm në katër shtete nuk jemi rrjeti numër një social” tha ai para Cannes Lions International Advertising Festival.

Facebook thekson se çdo muaj shtohen më shumë se 30 miliard fotografi, linqe për në ueb faqe dhe artikuj lajmesh, dhe anëtarët e saj shpenzojnë rreth 700 miliard minuta në kuadër të këtij rrjeti.

Për fenomenin social është duke u bërë gati edhe një film i titulluar “The Social Network”, që do të paraqitet në kinema më vonë gjatë këtij viti.

Shqetësimet rreth privatësisë në këtë faqe kanë qenë mjaft të larta dhe rreth 60 për qind e të anketuarve nga Sophos, një kompani për siguri kompjuterike, kanë theksuar se konsiderojnë fshirjen e llogarisë së tyre në faqen e rrjetit social. Këto deklarta ata i kanë thënë në muajin maj kur ka pasur kritika të ashpra rreth privatësisë së rrjetit social, për karakterisitikat e komplikuara të privatëssië e për gjëra tjera që kanë shkaktuar që të dhënat private të përdoruesve të dalin publike. Më pas Facebook u përkul para presionit dhe shpalosi një bashkësi ndryshimesh në privatësi. /pcworld/
Share this article :

Post a Comment

 
Support : Ke kompjuter channel | Ke kompjuter Twitter
Copyright © 2013. - All Rights Reserved
Published by Kekompjuter