Postimet e fundit :

‘Google’ përgatit tregun e ri ‘Android’

description
Google’ përgatit tregun e ri ‘Android’
“Google” ka bërë të ditur se për rreth dy javë do të lansojë një version më modern të këtij shërbimi, i cili do të jetë i arritshëm me anën e shumicës së celularëve të mençur (smartphone) dhe tabletëve (mini-laptopëve), që bazohen në sistemin operativ të “Google”-s “Android 1,6”, apo në ndonjë version tjetër më të ri, transmetojnë mediet elektronike franceze.
“Android market” do ta fitojë një treg të ri, ashtu që përdoruesit do të mund të kenë qasje shumë lehtë në paletën e aplikacioneve më të kërkuara, si dhe në aplikacionet komplementare.
“Google” ka shkurtuar edhe kohën e pagimit të aplikacioneve të blera, nga 24 orë, në vetëm 15 minuta. Madhësia maksimale e aplikacioneve në të njëjtën kohë do të rritet në 50 megabajtë, në mënyrë që shfrytëzuesve t’u ofrohen lojëra më të mira.
Share this article :

Post a Comment

 
Support : Ke kompjuter channel | Ke kompjuter Twitter
Copyright © 2013. - All Rights Reserved
Published by Kekompjuter