Postimet e fundit :

Google ndryshon formulën e kërkimit të rezultateve

Nën presionin për të përmirësuar kualitetin e rezultateve të kërkimit nga rivalët e saj të vegjël, Google ka vendosur që ta ndryshojë formulën e saj të kërkimit të uebfaqeve të rekomanduara, ndërsa si pasojë e formulës së re do të “vuajnë” faqet e internetit të cilat ofrojnë kualitet më të dobët të përmbajtjes.
Ndryshimet e saj në rezultatet e kërkimit, Google i ka paralajmëruar të premten mbrëma, dhe këtë e ka konfirmuar njëri prej liderëve të kompanisë në një intervistë të cilën e ka dhënë në televizion.
Amit Singhai i ka thënë gazetës Financial Times se ndryshimet e fundit që motori i kërkimit i ka bërë në fund të vitit 2009 kanë rezultuar të suksesshme, ndërsa të njëjtat kanë bërë që rezultatet e kërkimit në Google të jenë më të “freskëta” si dhe favorizojnë përmbajtjen më të kërkuar në internet.
Google tashmë ka implementuar ndryshimet e reja në rezultatet e kërkimit për Shtetet e Bashkuara të Amerikës, ndërsa thuhet se të njëjtat shumë shpejtë do të shfaqen në të gjitha anët e botës. 
Share this article :

Post a Comment

 
Support : Ke kompjuter channel | Ke kompjuter Twitter
Copyright © 2013. - All Rights Reserved
Published by Kekompjuter