New York, - Nëse mund t’i besohet raportit të Entertainment Software Association të SHBA-së, 33 vende nuk kanë arritur në mënyrë adekuate të mbrojnë të drejtat autoriale, të paktën sa u përket videolojërave. Më keq këtu janë Italia, Kina, Spanja, Brazili dhe Franca, të cilat sipas ESA-s kanë paraqitur 54 për qind të qarkullimit botëror peer-to-peer të videolojërave në vitin e kaluar. Janë realizuar më shumë se 144 milionë koneksione të “peer”-ëve të cilët kanë marrë pjesë në transferin ilegal të të dhënave në 200 vende, ku udhëheqin vendet e sipërpërmendura.
Nga ESA thonë që kjo ndikon negativisht në eksportin e lojërave nga SHBA-ja, që ndikon negativisht në zgjerimin e ekonomisë amerikane, ndërsa shfrytëzuesit në vendet ku pirateria është e fuqishme humbin përparësitë e tregut të lokalizuar të lojërave.
Post a Comment