Postimet e fundit :

Mozilla 4.0 i gatshem per te shkarkuar






Mozilla 4.0 është paraqitur para pak ditësh dhe sipas krijuesve është 6 here me e shpejt se 3.6 . Sa është e vërtet kjo te  shohim ne vijem sa për tash është shkarkuar mbi 16.259.591 here dhe pritet qe te rritet pse Mozilla nuk ka ofruar qe 3.6 te bëhet upgrate ne menyr automatike ne mozilla 4.0 atë nuk e di por unë mendoj qe do ta marr sepse me then te drejt
ten me pëlqen dizajni i ri i tyre :D.

Shkarko shfletuesin e rij tash ne shqip ngafaqeja zurtare.
shtyp ketu => mozilla-europe


çka thotë mozilla europ për shfletuesin e ri te tyre.
Vequrit.

Shtylla e Mahnitshme
Hapini site-et tuaj të parapëlqyer pa humbur kohë – edhe kur nuk i mbani mend URL-të. Shkruani një fjalë te shtylla e vendeve (i njohur edhe si Shtylla e Mahnitshme) dhe funksioni i vetëplotësimit do të paraqesë përputhje të mundshme prej historikut tuaj të shfletimit, site-e të faqeruajtur dhe skeda të hapura.
Shtylla e Mahnitshme mëson nga sjellja juaj, ndërkohë që e përdorni—me kalimin e kohës, i përshtatet parapëlqimeve tuaja dhe ofron përputhje më të përafërta. E kemi ujdisur që t'ju japim kontroll më të madh mbi përfundimet (përfshi rregullimet e vetësisë) dhe ia kemi rritur suksesshmërinë, që të gjeni çka kërkoni edhe më shpejt.

Shpejtësi Sipërore

Me kohënisje më të shpejta, me vizatim të shpejtë grafikësh dhe shpejtësi të përmirësuar ngarkimi faqesh, Firefox 4 është i mbushur plot me përmirësime të rëndësishme të funksionimit që kanë për t'iu rënë në sy menjëherë. Me integrimin e Degëve dhe administrimin më të mirë të elementëve JavaScript që të mbulohet ECMAScript5 dhe krijimi i një motori të ri JavaScript, JägerMonkey, jemi marrë shumë me gjërat nën kapak për ta bërë këtë Firefox-in më të fuqishëm deri më sot.



Mbrojtje Nga Vithisjet

Firefox-i mundëson shfletim të pandërprerë për përdoruesit, edhe kur ka vithisje të shtojcave Adobe Flash, Apple Quicktime ose Microsoft Silverlight. Nëse bllokohet ose vithiset një nga këto shtojca të përdorura rëndom, kjo nuk do të ndikojë në pjesën tjetër të Firefox-it. Ju thjesht mund të ringarkoni faqen për të rinisur shtojcën dhe riprovoni. Mësoni më tepër rreth shtojcave.

3D në Web

WebGL i sjell grafikët 3D edhe te Firefox-i, duke u hapur udhën zhvilluesve të krijojnë lojëra më realiste dhe një lloj të ri vizualizimesh dhe ndjesish në Web.

Përshpejtim Hardware

Provoni përshpejtim grafik super të shpejtë për videot dhe lëndë Web, me një sistem të ri grafikësh të bazuar në shtresa, i cili shfrytëzon përparësitë e Direct2D dhe Direct3D në Windows dhe të OpenGL në Mac.


Share this article :

Post a Comment

 
Support : Ke kompjuter channel | Ke kompjuter Twitter
Copyright © 2013. - All Rights Reserved
Published by Kekompjuter