Facebook prezanton Facebook Questions
Facebook ka paraqitur për përdoruesit e saj një veçori të re që quhet Facebook Questions, e cila në fakt mund të aktivizohet menjëherë duke vizituar pjesën facebook.com/questions.Përdoruesit e Facebook të cilët dëshirojnë të bëjnë një pyetje, tani mund ta bëjnë këtë gjë në një formë të thjeshtë sikurse të vendosnin një foto, link apo video, ndërsa pasi ta bëjnë pyetjen, miqtë mund të përgjigjen apo të votojnë.
Funksioni i pyetjeve duket se kësaj radhe do të ketë një funksionim më të mirë dhe disa veçori shtesë në krahasim me të kaluarën, siç është opsioni Poll, e në anën tjetër është edhe një veçori shtesë që mundëson edhe krijimin e pyetjeve në atë formë që mund të përgjigjen shumë njerëz dhe t’ju sjellin një pasqyrë të rezultateve në formë sondazhi.
Ideja prapa Facebook Quesitons qëndron mbi atë se ka përdorues të cilët bëjnë pyetje në statuset e tyre dhe kërkojnë përgjoje, e me këtë veçori shtesë ata do të përfitojnë një bashkëveprim më të madh me miqtë e tyre dhe do të shohin edhe një pasqyrë në formë sondazhi se çfarë po thonë ata.
Miqtë e mijë në Facebook veçse kanë filluar të krijojnë sondazhe si Kush do të fitojë Champions-League, Cilin program përdorni për editim të fotografive, Kush do t’i fitojë zgjedhjet në Tiranë, etj.
Post a Comment