Postimet e fundit :

Revista e parë pa pagesë nga Google


Kompania “Google” ka filluar me revistën e parë “online” pa pagesë, “Think Quarterly”, e cila merret me teknologjinë moderne dhe ndikimin e saj në botën profesionale, kurse dizajni i saj është i thjeshtë dhe i këndshëm për sy.
Revista është e stacionuar në Britani të Madhe, ndërsa në numrin e parë kanë marrë pjesë disa nga gazetarët e njohur britanikë, siç janë Simon Rogers, redaktor në “Datablogun” e “Guardian”, apo Ulrike Reinhard, redaktore në “WE Magazine”.
Në numrin e parë mund të lexohet intervista me drejtorin e “Vodafone UK”, Guy Laurence, ekonomistin kryesor të “Google”, Hal Varian dhe psikologun e njohur Peter Kruse.
“Think Quarterly” dizajnohet dhe redaktohet nga agjencia “The Church of London”, ndërsa dalja e parë e “Google-s” në fushën mediatike përkujton në revistat e tilla, si “BusinessWeek” apo “Salon”, ndërsa vetë “Google”, “Think Quarterly-n” nuk e quan revistë apo publikim, por libër dhe mjet të thjeshtë komunikimi.
Share this article :

Post a Comment

 
Support : Ke kompjuter channel | Ke kompjuter Twitter
Copyright © 2013. - All Rights Reserved
Published by Kekompjuter