Apple padit Samsung-un në Korenë e Jugut
Apple ka paditur Samsung-un në Korenë e Jugut, pasi Samsungu e kishte paditur Apple-in atje në prill. Tani kompanitë janë të angazhuara në beteja ligjore, në lidhje me telefonat e mençur, në disa vende. Pavarësisht marrëdhënieve të ngushta të furnizimit ndërmjet kompanive - Samsungu bën shumë prej komponentëve të përdorur në iPhone - lufta midis Apple-it dhe Samsung-ut ka qënë gjithnjë e më e hidhur, me Apple-in që akuzon Samsung-un për ngacmime në lidhje iPhone 5 dhe iPad 3. Veprimi i fundit i Apple u njoftua të premten pak pasi Apple tha se drejtuesit e kompanive ishin në bisedime në lidhje me procesin gjyqësor
Post a Comment