Postimet e fundit :

Google, plane për internet me shpejtësi të lartë

Google, plane për internet me shpejtësi të lartë

Kompania gjigande amerikane e kërkimeve në
internet Google, ka njoftuar planet e saj për të ofruar sherbimet e
lidhjes me internetin për amerikanët me shpejtësi dhe kapacitete më të
mëdha. Motori i kërkimeve në internet thotë se sistemi eksperimental do
të jetë në gjendje për dërgimin e sinjaleve kibernetike 100 herë më
shpejtë sesa interneti egzistues për amerikanët.



Përmes një
video-blogu të postuar në faqen e internetit të kompanisë Google, James
Kelly një prej manaxherve të kompaninë në fjalë, dha një përmbledhje
të asaj që Google shpreson të realizojë përmes planeve të saj.
“Ne
po e bejmë këtë sepse duam të eksperiemtojmë me menyra të reja për ta
përmirësuar dhe bërë më të shpejtë botën e internetit për të gjithë,
duke mundësuar veprime që janë të pamundura sot. Po ashtu duam të
provojmë rrugë të reja për të ndertuar lidhje me fibrat optike dhe për
të ndarë me botën ato që do të mësojmë.”

Zoti Kelly thotë
se Google do të ofrojë sherbimet e internetit fillimisht në zonat me
popullsi të vogël prej 50 mijë banorësh dhe më pas ta zgjerojë në zonat
që popullohen prej gjysëm milion banorësh.
Google thotë se
konsumatorët në këto zona do të jenë në gjendje të abonohen në
sherbimin që ajo do të ofrojë që kap shpejtësinë prej 1 gigabit për
sekondë. Në ditët e sotme disa prej lidhjeve më të shpejta të
internetit për banorët amerikanë kapin shpejtësinë nga 20 deri 50
megabits për sekondë. Një gibabit ka 1000 megabit.
Kjo
lëvizje e Google vjen nderkohë që kompania kërkon të rrisë me
agresivitet sferën e saj të influencës në botën e internetit në fusha
të ndryshme, nderkohë që ka bërë bujë me qendrimin e saj të vendosur
ndaj Kinës lidhur me shqetësimet për lirinë e internetit.
Muajin
që lam pas, Google nxori në treg telefonin e saj të parë me kapacitete
multimediatike, duke sfiduar menyrën se si industria celulare tregton
paisjet e saj. Para disa ditëve kompania shfaqi Google Buzz, një
funksion që është pjesë e Gmail dhe që bashkon në një vend varietete
të ndryshme të faqeve sociale në internet.


David Sohn,
këshilltar me përvojë me Qendrën për Demokraci dhe Teknologji këtu në
Uashington thotë se në përgjithësi, levizja e Google për shpejtësi më
të medha dhe kapacitetet, patjetër që nenkupton më shumë biznes për
kompaninë.
“Ata duan të kryejnë novacione në shpejtësinë e
internetit sepse keshtu zgjerojnë fushën e influencës, kur flitet për
internetin, dhe momentalisht ata gëzojnë një pjesë të mirë të kësaj
bote virtuale.”

Zoti Sohn thotë se kjo gjë do ta vërë
Google në një pozitë strategjike për të influencuar si sektroin publik
ashtu edhe atë privat kur flitet për lidhjet me internetin. Komisioni
Federal i Komunikacioneve po punon mbi një plan kombëtar për internetin
e frekuencave të larta që pritet të publikohet së shpejti.
“Ata
e dinë që Komisioni Federal i Komunikacioneve po harton një plan për
lidhjet e frekuencave të larta dhe do të punojë për zbatimin e tij, dhe
Google ndoshta mund të provojnë të influencojnë synimet që përcaktohen
në atë plan. Pra mendoj se kjo është nxitje si për kompanitë e tjera
ashtu edhe për Komisionin Federal të Komunikacioneve për të sjellë
novacione.”

Prej vitesh Google ka kryer eksperimente me

frekuencat e larta të transmetimeve ose internetin e shpejtësisë së
lartë dhe momentalisht ofron sherbime falas të internetit të shpejtë
valor ose siç njihet ndryshe Wi-Fi në qytetin Mountain View të
Kalifornisë ku edhe ka zyrat qendrore.
Me njoftimet e planeve
për fillimin e sherbimit të ri këtë javë, Google thotë se po mirëpret
propozimet në internet nga individët dhe qytetet dhe qeveritë lokale
për të marrë pjesë në eksperiment. Kompania thotë se do të njoftojë
zonat e tregjeve për testimet nga fundi i vitit

Share this article :

Post a Comment

 
Support : Ke kompjuter channel | Ke kompjuter Twitter
Copyright © 2013. - All Rights Reserved
Published by Kekompjuter