Hakerët mburren me aftësitë e tyre në sfidimin e sistemeve kompjuterike, në ripërdorimin dhe kombinimin e teknologjive ekzistuese për nevoja të reja por asnjë herë në dëmtimin e sistemeve apo në komprometimin e të dhënave personale. E zhvilluar më tutje që nga ajo kohë, kodi etik i hakerëve në fakt është shumë i lartë, ndoshta edhe më i lartë se të popullsia e gjerë. Ata qëndrojnë për transparencë dhe kundërshtojnë çfarëdo tendence nga korporatat apo qeveritë për të të drejtat e njeriut, sidomos të asaj në internet. Hakerët mbyllur apo kontrolluar teknologjitë për përfitime ekonomike ose për kontroll politik dhe kundër shtypjes së grupeve kundërshtare të pushtetit. Vet hakerët i quajnë kraker (ang. cracker) njerëzit që përdorin aftësitë kompjuterike për qëllime dashakeqe apo kundërligjore.
Menjëherë nga me sa u dha më sipër vërehet një konflikt në mes të qëllimeve dhe metodave që mund të përdoren për t'i arritura ato qëllime. Zhvillimet më të fundit të iniciuara nga grupe si The Pirate Bay, Anonymous, LulzSec dhe Wikileaks kanë krijuar debate të nxehta për gjetjen e kufijve të lejuar të veprimeve etike në Internet. Secila nga këto organizata prekë aspekte të caktuara të shoqërisë.
The Pirate Bay, një ueb faqe që liston torrenta, ka synim ideologjik luftimin e ligjeve për të drejtat e autorit të cilat shpesh shkruhen nga një grup i ngushtë lobistësh i korporatave mediale në Hollywood e pastaj imponohen nëpër botë. Nga Pirate Bay rrjedhë edhe Partia Pirate, një parti politike mjaft e suksesshme në Suedi dhe me delegatë edhe në Parlamentin Evropian.
Anonymous cak kryesor ka pas Scientology-n, një grup religjioz më bazë fantastiko-shkencore që manipulon anëtarët e saj. Anonymous po ashtu ka sulmuar organizatat që kanë vepruar kundër Wikileaks.
LuzSec ka sulmuar institucione qeveritare apo kompani të lidhura me qeveritë që kanë ndihmuar në përgjimin e grupeve opozitare apo kanë bërë kampanja të propagandës qeveritare në internet.
Wikileaks, më e famshmja nga këto që u përmendën, në mes tjerash, ka hedhë në publik dokumente inkriminuese të shkeljeve të ligjeve të luftës, që në vetvete nuk dënohet nga ligji, por edhe komunikime të tjera sekrete por të sinqerta të diplomatëve amerikan që jo domosdoshmërisht tregojnë për ndonjë shkelje. Julian Assange, fytyra publike e Wikileaks, thotë se privatësia i përket qytetarëve kurse transparenca qeverive.
Grupet shqiptare nga të vetëquajtur hakerë, të influencuar nga ndjenjat patriotike, cak kanë bërë kohët e fundit, të limituar nga mbrojtja më e fortë e faqeve prominente, faqet e nivelit të ulët të cilat vështirë se kanë të bëjnë me politikat e qeverisë Serbe ndaj Kosovës.
Të ballafaquar me këto zhvillime shumë publike, tash qeveritë e ndryshme kanë filluar të mendojnë në kontrollimin e internetit, në zbutjen e asaj që ata e shohin si një perëndim të egër kërcënues. Një samit i quajtur eG8 i mbajtur në maj në Paris në mes liderëve qeveritar të botës së zhvilluar dhe atyre të botës së teknologjisë ka dalë me propozime për bërjen e ofruesve të internetit (ISP) përgjegjës për aktivitetin e përdoruesve të tyre, që i detyron ISP-të të bëjë filtrimin e Internetit nga materiali që shkel ligjet e të drejtave të autorit dhe ligjet tjera që mund të krijohen në të ardhmen nga qeveritë respektive, si ato kundër pornografisë, qëndrimeve të caktuara politike, imazheve të dhunës etj. Diçka e tillë veç ndodhë në shtetet si Irani apo Kina, ndërsa Turqia ka bllokuar shërbimin YouTube për shkak të disa videove të cilat qeveria atje i ka konsideruar se sulmojnë identitetin turk. “Askush nuk duhet të harroj se këto qeveri janë të vetmit përfaqësues legjitim të vullnetit të popullit në demokracitë tona. Harrimi i kësaj është marrja e rrezikut të kaosit demokratik e si rrjedhoje edhe anarkisë," citohet të ketë përligjur Presidenti francez Sarkozy dëshirën për ndërhyrje të qeverive në rregullimin dhe kontrollimin e Internetit.
Në një hap tjetër për të ndryshuar natyrën e Internetit, ISP-të po kërkojnë të bëjnë diskriminim në trafikun që bartin varësisht nga çmimi që paguan shërbyesi i atij trafiku. Kështu, firmat e mëdha si Google mund të detyrohen të paguajnë nëse dëshirojnë që shërbimet e tyre të barten me shpejtësi prioritare ndërsa faqet personale ose ato të novatorëve pa mundësi pagesë do të mbesin të fundit. Si përgjigje ndaj këtyre zhvillimeve, disa shtete e edhe Kombet e Bashkuara kanë shpallur qasjen në internet të drejtë njerëzore, kurse Holanda është bërë shteti i dytë që ndalon diskriminimin e trafikut në Internet.
Interneti është bërë inkubator i lirisë së fjalës, transparencës, kreativitetit intelektual të një proporcioni edhe më të madh se ajo e filluar nga hakerët origjinal, dhe mundësi për bizneset dhe grupet politike t'i sfidojnë lojtarët ekzistues dhe ta qojnë përpara shoqërinë njerëzore. Përderisa disa shkelje të vogla janë të paevitueshme, përfitimet që i ofron Interneti në formën ekzistuese nuk duhet të dëmtohen. Duhet të rezistohet çdo përpjekje sado qëllimmirë për të ndryshuar natyrën e Internetit./pcworld
Post a Comment