Për ata që duan ta mbrojnë ambientin, tani e kanë mundësinë të blejnë një laptop i cili mbështetet në energjinë diellore. Së shpejti kompania Samsung do ta lansojë modelin e saj të ri të laptopit, Samsung NC215S Solar Powered, i cili fillimisht do të shitet në SHBA dhe Rusi.
Laptopi i cili kursen energjinë dhe furnizohet me energji diellore, më 3 korrik do të jetë në shitje në tregun amerikan. Samsung NC215S duhet t’i ekspozohet diellit për më shumë se dy orë, për të fituar një orë energji për punë në laptop, ndërsa kur laptopi mbushet në maksimum, atëherë puna e pavarur mund të shkojë deri në 14 orë.
Samsung NC215S posedon ekranin me 10.1 inç me rezolucion 1024 x 600 piksel, 1GB RAM, procesorin 1.66 GHz Intel Atom N570 dual-core. Çmimi i tij pritet të jetë rreth 400 dollarë.
Post a Comment