Timberlake blen një pjesë të MySpace
Justin Timberlake mund të ketë shumë shpejt një rrjet social të vetin. Aktori 30 vjeçar është në grupin e blerësve të MySpace, që është prej kohësh në rënie dhe në krizë të thellë financiare. Marrëveshja është fiksuar për 35 milionë dollarë, shifër shumë e ulët nëse krahasohet me 580 milionë dollarë që ka paguar News Corp për të blerë MySpace në 2005. Megjithatë kompania e drejtuar nga Murdoch do të mbajë një kuotë prej 5% të faqes.
Post a Comment