Popullariteti i Smarthone-ve po rritet dita-ditës dhe në këtë kontribuojnë mundësitë më të mëdha që dalëngadalë por shndërrohen në standard, falë harduerit të zhvilluar qasja në multimedia është më e shpejtë dhe më e thjeshtë. Smartphone-t gjithnjë e më shumë po bëhen pajisje e paevitueshme për gati çdo njeri. Ne ju prezantojmë disa nga top Smartphone-t e kësaj vere.
HTC Wildfire
Wildfire është një model më i vogël, më i dobët por me çmim shumë më të volitshëm se versioni Desire. Natyrisht se vjen me sistemin operues Android 2.1, me ekran 3.2 inç i ndjeshëm në prekje, kamerë 5 MP, mundësi të lidhjes në WLAN, akselerometër, në të vërtetë me të gjitha gjërat që i nevojiten një Smartphone. Integrimi në rrjete sociale është e shkëlqyeshme, kështu që përmes aplikacionit Friend Stream, pa logim në Facebook apo Twitter, mund të mësoni statuset e tyre më të reja, fotot apo linqet që i kanë botuar miqtë tuaj. Mangësia kryesore e Wildfire, është rezolucioni tepër i vogël i ekranit (240 x 320 piksel) në krahasim me madhësinë e ekranit (3.2 inç), me çka do të keni vështirësi për të lexuar shkronjat e vogla në ueb.
Sony Ericsson Xperia X8
Xperia X8 është vendosur në mes, respektivisht me madhësinë e saj është mes Xperia X10 dhe Xperia X10 mini/pro, si për nga madhësia, ashtu edhe për nga specifikat e tij. Edhe Xperia vjen me sistem operues Android, por me version pak më të vjetër 1.6, ekran 3 inç i ndjeshëm në prekje, kamerë 3 MP, mundësi lidhjeje me WLAN, akselerometër. Aplikacioni Timescape është shumë praktik dhe lehtëson shikimin e SMS-ve, e-mail-it, Facebook apo Twiter-it, riprodhimin e muzikës, fotove të bëra me fotoaparat, etj. Fotot e realizuara me këtë kamerë janë të kualitetit shumë të mirë, e gjithashtu edhe videot.
LG Optimus One
Optimus One vjen me sistemin operues Android 2.2 Froyo dhe pa problem mund të matet me pajisjet superiore mobile. Optimus One është i pajisur me ekran 3.2 inç i ndjeshëm në prekje, kamerë 3 MP me auto-fokus, mundësi lidhjeje me WLAN, akselerometër. Optimus One ofron vërtet shumëçka për jo shumë para, çka është njëra nga arsyet e popullaritetit të tij. Posedon 600 Mhz CPU i cili përkrah 419 MB RAM, pa problem e lëviz Froyo-n. Mangësia më e madhe e tij është mungesa e Flash-it, kështu që nga kamera nuk mund të priten foto serioze.
Nokia C5-03
Nokia C5-03 është trashëgimtare e Nokia 5800 XpressMusic, e cila ka shënuar sukses të madh në treg. Ky model është tradicional, kështu që vjen me softuer Symbian, pastaj ka ekran 3.2 inç i ndjeshëm në prekje, kamerë 5 MP, me mundësi të lidhjes me WLAN, akselerometër. Ky model është i pajisur me lidhje shumë të shpejtë 10.2 Mbps HSDPA dhe 2Mbps HSUPA, por edhe shumë opsione tjera, duke përfshirë edhe ato për lidhje me rrjete sociale.
Samsung i5800 Galaxy 3
Ky Samsung është i pajisur me sistem operues Adroid v2.1 i cili është i lëvizshëm në procesor 667 MHZ dhe me 256 MB RAM, çka në tërësi ofron përjetim të Smartphone-it. Është i pajisur me ekran 3.2 inç i ndjeshëm në prekje, kamerë 3.2 MP me auto-fokus, akselerometër, mundësi lidhjeje me WLAN. Rezolucioni i ekranit nuk është aq i mirë, pasi ekrani 3.2 inç kërkon rezolucion më të madh se 240×400 piksel, por ka mundësinë e MultiTouch-it, vetë kamera 3.2 MP nuk tingëllon aq mirë, por punën e kryen shkëlqyeshëm.
Post a Comment