Postimet e fundit :

Anonymous, hacker-at stil WikiLeaks

Anonymous, hacker-at stil WikiLeaksGrupi i hacker-ave Anonymous, ka nxjerrë një “website” stil WikiLeaks. Faqja e quajtur “HackerLeaks” do të përdoret nga hacker-at e të gjithë botës si vend grumbullimi i informacionit të vjedhur, ku të gjith mund të kenë akses.

Në mënyrë të ngjashme me WikiLeaks të dhënat do të hidhen nga kushdo në faqe, në mënyrë anonime dhe do të jenë në dispozicion të kujtdo.

Manifesti i grupit citon:
“ HackerLeaks është i modeluar në stilin e WikiLeaks. Prioriteti ynë kryesorë është të ruajmë anonimitetin e cdo hacker-i që ngarkon të dhëna. Ekipi jonë i analistëve do të punojë më së miri në fshirjen e cdo gjurme dhe identitetin e përdoruesit pas ngarkimit të së dhënave. Prioriteti jonë tjetër është të sigurojmë vizibilitet maksimal për cdo të dhënë të ngarkuar në faqe, për të arritur një impakt politik sa më të madh të materialeve të publikuara”.

Në kohën që shkruajmë grupi ka ngarkuar në faqe një numër të madh dokumentesh vjedhur institucioneve të Oregon.
Share this article :

Post a Comment

 
Support : Ke kompjuter channel | Ke kompjuter Twitter
Copyright © 2013. - All Rights Reserved
Published by Kekompjuter