Apple hakohet nga Anonymous?
Grupi famëkeq i hakerave Anonymous mund të ketë hakuar një server të Apple-it për të rrjedhë një sasi të vogël të të dhënave të kompanisë.
Grupi, i cili postoi informacionet e marra në PasteBin, lajmëroi nëpërmjet Twitter për hakimin.
Të dhënat e rrjedhura nga grupi haker janë marrë nga një server i Apple i përdorur për sondazhet online dhe përmbante 27 emrat e përdoruesve të brendshëm dhe fjalëkalimet.
Ndonëse rrjedhja ishte e vogël në krahasim me sulmet ndaj kompanive të tjera, provoi se edhe një kompani si Apple nuk është imune ndaj sulmeve kompjuterike
Post a Comment