Postimet e fundit :

Çdo minutë YouTube pasurohet me 48 orë video




New York, 31 korrik - Nuk ka nevojë të theksojmë se sa kohë shpenzojmë në YouTube, por paragjykimin që ky shërbim tubon më së shumti të rinjtë e ka demantuar hulumtimi i Pew Internet i kryer në tregun amerikan. Sipas tij, 71 për qind e internautëve të rritur ka vizituar YouTube ose Vimeo, 5 për qind më shumë se në hulumtimin e vitit të kaluar, dhe edhe pse shumica e shfrytëzuesve ishin të moshës prej 18 deri 54 vjeç, pothuajse një e treta e amerikanëve më të vjetër se 65 vjet po ashtu kanë qejf të shikojnë dreqnillëqet e të rinjve, spotet vetëpromovuese dhe udhëzimet e detajuara për makijazh.

Dhe në fund, çdo minutë ky shërbim pasurohet me 48 orë incizime, që do të thotë se të gjitha do të mund t’i shikojmë një ditë kur arrijmë të ndalim kohën.
Share this article :

Post a Comment

 
Support : Ke kompjuter channel | Ke kompjuter Twitter
Copyright © 2013. - All Rights Reserved
Published by Kekompjuter