Postimet e fundit :

iOS e Android më të sigurt se sistemet operative për desktop


Kaliforni, 5 korrik - Hulumtimi i fundit të cilin e ka bërë Symantec tregon që sistemet operative mobile iOS dhe Android janë më të sigurta se vëllezërit e tyre desktop, posaçërisht se Windowsi. Argumenti kryesor i Symantecut bazohet në të ashtuquajturat drive-by instalime kalimthi të softuerit, që shpesh keqpërdoren nga autorët e malware. Sistemet operative mobile, në kundërshtim me këtë, u japin më pak privilegje shfrytëzuesve, dhe kështu zvogëlojnë edhe efektivitetin e malware.

Symantec me këtë rast i jep përparësi sistemit operativ iOS, sepse Apple është më rigoroze në mbrojtjen e platformës. Të gjitha aplikacionet ekzekutohen në ambient sandbox që pengon veprimin e tyre në pjesën tjetër të sistemit operativ, kështu që shumica e të dhënave të ruajtura në telefon janë të nënshkruara në mënyrë digjitale me algoritëm 256-bitësh. Prej katër incidenteve të shënuara, vetëm dy janë malware, dhe mund të ndikojnë vetëm në telefonat e jailbreakuar me masat mbrojtëse të Apple të larguara.

Androdi, në anën tjetër, është më labil sa u përket këtyre pikave, ndërsa Symantec përsërit atë që kryesisht dihet – procesi i miratimit të aplikacioneve nga Android Market është shumë liberal, sistemi i permissions është jo mjaft i sigurt, që në përgjithësi e bën platformën interesante për autorët e malware. Symantec me këtë rast pohonin që Google vetëdijshëm i mban dyert e hapura për këtë platformë, për shkak të modelit afarist “të gjithë janë të ftuar”, që rezulton me atë që disa aplikacione të nënshkruara në mënyrë digjitale mund të përmbajnë malware. Ka disa raste të aplikacioneve të publikuara në Market të cilat kanë mundur t’u bëjnë dëm telefonave të parootuar.

Të dy platformat akoma kanë dobësi, posaçërisht në rrethinat afariste enterprise, p.sh. përmes qasjes fizike ndaj aparateve, ku përmes sistemit të sinkronizimit sulmuesit do të mund të vendosnin kodin e dëshiruar në telefon nga Interneti. Edhe pse kjo dobësi është universale për të gjitha aparatet në të cilat ka qasje personi keqbërës.
Share this article :

Post a Comment

 
Support : Ke kompjuter channel | Ke kompjuter Twitter
Copyright © 2013. - All Rights Reserved
Published by Kekompjuter