Postimet e fundit :

iPhone 5 dhe iPad 3 arrijnë në tetor


Më herët është paralajmëruar se “Apple” do të prezantojë dy versione të reja të telefonit të ri, iPhone 4S dhe iPhone 5, por sipas informacioneve të reja në vend të 4S arrin tabloja e re iPad 3. Kështu në tetor do të duhet të paraqiten dy pajisje të reja nga “Apple”, ndërsa mediet potencojë se kompanitë tajvaneze të cilat prodhojnë pjesë për iPhone dhe iPad tashmë kanë filluar përgatitjet për prodhimin.
iPad i ri do të jetë më i lehtë dhe më i hollë sesa paraardhësi i tij dhe gati dyfishë me rezolucion më të mirë se sa versionet e tanishme të kësaj tablo. Versioni paraprak është prezantuar para tetë muajsh, dhe kjo premierë do të jetë një lloj precedenti kur “Apple” është në pyetje, pasi që ata zakonisht bëjnë pauzë prej një viti kur është në pyetje prezantimi i versioneve të reja të ndonjë pajisje të tij. Përndryshe këtë javë iPhone i parë i mbush katër vjet./zëri/kekompjuter.
Share this article :

Post a Comment

 
Support : Ke kompjuter channel | Ke kompjuter Twitter
Copyright © 2013. - All Rights Reserved
Published by Kekompjuter