Modeli i ri i telefonit të mençur nga Apple, iPhone 5, në treg pritet të paraqitet në fund të gushtit apo në fillim të shtatorit, ndërsa do të ketë kamerë më të mirë, me rezolucion 8 mega piksel dhe Flash të dyfishtë LED.
Po ashtu, ende janë aktuale thashethemet se modeli i ri do të ketë edhe ekran më të madh (flitet për 3.7 dhe atë 4 inç) si dhe procesor më të mirë me dy bërthamë, i cili tashmë përdoret në iPad-in e ri, mirëpo, sikurse gjithmonë deri më tani, nuk ka kurrfarë konfirmimi rreth asaj se çfarë në të vërtetë mund të presim nga modeli i ri i telefonit të Apple-s.
Ajo që është e sigurt, është se Jobs do ta prezantojë në fund të verës apo në fillim të vjeshtës dhe se do të punoj në sistemin operues iOS.
Të gjitha modelet e deritashme të iPhone-it, janë prezantuar në qershor dhe kjo është hera e parë që Apple e shtyn prezantimin e tij dhe kjo është arsyeja pse askush 100 për qind nuk mund të thotë se kur kjo kompani do ta prezantojë iPhone 5, apo siç e quajnë disa iPhone 4S./zëri/kekmpjuter.
Post a Comment