Ky mashtrim i veçantë nuk e përdor shërbimin video shërbimin në rrjetin Facebook, por me siguri që është duke u munduar që të shfrytëzojë vëmendjen e madhe që ka arritur shërbimi i ri në Facebook për video thirrje.
Ajo se çfarë është e qartë për këtë është se nëse video-biseda në Facebook do të ishte një aplikacion, ju do t’i mundësoni këtij aplikacioni më shumë lejime.
Ky version ju kërkon informatat personale, mundësinë për të postuar në murin tuaj, të lexojë postimet tuaj dhe ta bëjë këtë kurdo që dëshiron.
E çuditshme, apo jo? Nëse do të ishte një aplikacion për video-thirrje, ai do të kërkonte vetëm qasje në të dhënat që janë të nevojshme për t’u përdorur.
Fatmirësisht, për të mos qenë një truk më i mirë se shumë mashtrimet e tjerë në Facebook, ky mashtrim dërgon spam vetëm tek shokët tuaj dhe ju drejton tek disa anketa për t’i plotësuar, për të rritur numrin e referimeve për mashtruesit.
Nëse e shihni një postim në mur në formën “Enable video-calls” (Mundësoni video-thirrjet), mos e klikoni atë! Poashtu, tregojuni miqëve që ju keni parë një mashtrim të këtij lloji, në mënyrë që t’i ruani ata.
Me siguri që ky nuk do të jetë mashtrimi i fundit që shënjestron njerëzit që duan ta përdorin shërbimin e ri në rrjetin Facebook. Kurrë mos shkarkoni softuerë ekzekutues ose ndonjë përmbajtje tjetër për ta mundësuar shërbimin./pcworldalbanian/Ke Kompjuter
Post a Comment