Postimet e fundit :

PC (Kompjuterët Personal)

Pjeset perberse te kompjuterit

Kompjuterët personal pa dyshim do të bëhen anëtarë të çdo familje sikurse edhe shumë maqina tjera shtëpiake.Sot ata shfrytëzohen në shumë lëmi të jetës si psh: Për punë private,Arsim,Shkencë,Përpunimin e të dhenave të ndryshme në mënyrë shumë të shpejtë dhe të saktë,përdoren si maqina shkrimi,si lojë,si burim informatash ,si ndërmjetësues në komunikimin e njerëzve me largësi të mëdha në mes veti,për bartje të informatave,për kontrollimin e punës në maqina tjera zavendëson njeriun,..etj.

Njohja e përgjithshme e PC-së:

PC-ja është e përbërë nga HARDWERI-pjesët (HARD-Fortë) dheSOFTWERI-programet (SOFT-Butë)(sikurse edhe njeri nga TRUPI dhe SHPIRTI)

Hardweri(Trupi)

Paraqet pjesët e forta të kompjuterit që mund ti shohim me sy dhe mund ti prekim me dorë dhe i ndajmë në: Pjesë hardwerike të mbrendshme dhe pjesë hardwerike të jashtme.

Pjesët hardweike të mbrendshme janë:

ROM (Read Only Memory) - Memoria vetëm për lexim e cila nuk fshihet asnjëherë por ngel ashtu si e ka dhënë prodhuesi.

RAM (Random access memory) - Memoria per lexim dhe shkrim e cila aktivizohet me kyqjen e kompjuterit dhe është aktive deri sa është aktiv edhe kompjuteri, me çkyqjen e kompjuterit kjo memori fshihet, ndërsa kapaciteti i saj mamtet me MB (standarde e tanishme është 256 MB).

HDD (Hard Disku) - Hard disku është njësi hardwerike ku ruhen të dhënat, programet, shenimet e ndryshme etj, thjeshtë paraqet një magazinë të madhe, kapacitete e HDD maten me GB (standardi i tanishëm është 40-80 GB).

Procesori - Është pjesa kryesore ku bëhet përpunimi i informatave hyrëse-dalëse dhe ai përcakton kompjuterin se me çfarë kompjuteri kemi të bëjmë, kemi disa lloje procesorësh si p.sh AMD.Cirix, Pentium etj. (Standardi i tanishëm është Intel - PENTIUM IV).

Kartela grafike - përcakton pamjen në ekran, kemi disa lloje, kapacteti i matet me MB.

Kartela e zërit – Përcakton zërin në kompjuter.

...dhe pjesë tjera , që gjenden në brendi si Pllakëza amzë etj.

Pjesë të jashtme hardwerike janë:

Tastatura – E cila përpos si pjesë hardwerike mund të përcaktohet edhe si njesi hyrëse nga ku i japim të dhënat dhe komandat e caktuara ,

Ekrani - I cili gjithashtu mund të përcaktohet edhe si pjesë dalëse hardwerike ku i shohim të dhënat e caktuara ,

FDD - flopi disku ose disketa , ketu mund te bejme incizimin e shenimeve te caktuara dhe ti marim me vete , kapaciteti standard i disketes eshte 1.44 MB .

Miu – I cili zavendeson tastaturën në shume raste dhe lehtëson punën me kompjuter .

Printeri – Njesi e jashtme ku i shohim të dhenatdhe rezultatet e caktuara nga puna e jonë me PC-në.

Skaneri,CD ROM-i ,CD-RW,Kamera etj.

SOFTWERI (Shpirti)

Nga vetë fjala SOFT shihet se kemi të bëjmë më diçka të butë dhe të pa prekshme por të dukshme e që si ngjajsi kemi marrë Shpirtin e njeriut , Thjesht SOftweri paraqet programet e komjuterit , edhe pse nuk ka ndonje ndarje karakteristike të softwerit ne do te bëjmë nje ndarje logjike që të kuptojmë me mire programet e caktuara , si psh .

1.Sistemet Operative (DOS,WINDOWS,UNIX,LINUX) 2.Paqet programet (MS OFFICE etj) 3.Programet aplikative (Programe private ) 4.Programe të internetit (Internet explorer , Netskape etj) 5.Programet tjera

Kompjuteri

Kompjuteri është një pajisje elektronike, më e përparuara në botë. Atë e përdorin të gjithë njerëzit e botës. Në fillim kur u krijua, ai ishte më i madh se një dhomë. Pastaj shkencëtarët studiuan shumë dhe zbuluan kompjuterë më të vegjël. Tani në kohën tonë kompjuterët janë shumë të vegjël, saqë mund t'i mbajmë edhe në xhep. Atë e përdorim shumë shpesh. Ai ka shumë të mira nëse dimë t'a përdorim, por është shumë i keq nëse e përdorim për të keq. Nëse kemi internetin atëherë duhet t'a ruajmë kompjuterin duke pasur anti virusin sepse mund të hynë shumë virusa. Disa njerëz që dinë t'a përdorin shumë mirë kompjuterin i bëjnë virusat. Prandaj duhet të ruhemi sa më shumë nga këta njerëz./ Ke kompjuter

Share this article :

Post a Comment

 
Support : Ke kompjuter channel | Ke kompjuter Twitter
Copyright © 2013. - All Rights Reserved
Published by Kekompjuter