Postimet e fundit :

Profilet private në Google+ do të fshihen pas datës 31 korrik, 2011


  • Me zgjerimin e shërbimit Google+ për më shumë njerëz, përmasat përfundimtare të këtij shërbimi fillojnë që të formësohen. Këtu kemi një hollësi interesante: nuk do të ketë profile privatë në Google+. Nëse zgjedhni që ta mbani profiling tuaj si privat, Google thjesht do ta fshijë atë pas dates 31 korrik 2011.

    Nga seksioni i Google+:

    Qëllimi i Google Profiles është që t’ua mundësojë juve që të udhëheqni identitetin tuaj online. Sot, pothuajse të gjithë profilet janë publikë. Ne besojmë që përdorimi i Google Profiles për të ndihmuar njerëzit që të gjejnë dhe të lidhen me ju online është se si produkti përdoret më së miri. Profilet privatë nuk e lejojnë këtë, kështu që ne kemi vendosur që të kërkojmë të gjithë profilet të jenë publikë.

    Mbani në mend që emri juaj i plotë dhe gjinia janë informatat e vetme që do të paraqiten në profiling tuaj; ju do të jeni në gjendje që të ndryshoni ose largoni ndonjë informatë tjetër që nuk dëshironi ta shkëmbeni.

    Nëse ju tani keni një profil privat, por nuk dëshironi që ta bëni public, ju mund ta fshini profiling tuaj. Ose, ju mundeni thjesht të mos bëni gjë. Të gjithë profilet privatë do të fshihen pas dates 31 korrik, 2011.

      Kjo paraqet një ndryshim të theksuar në mes të Google+ dhe rrjetit Facebook; në Facebook, ju mund të keni një profil tërësisht privat, i cili nuk do të paraqitet në kërkimet në Google, ose madje edhe kërkimet në Facebook nuk do ta paraqesin atë (për njerëzit që nuk janë shokë me ju në Facebook). Në anën tjetër, Google+ ju kërkon domosdoshmërisht publikimin e emrit dhe gjinisë, duke nënkuptuar mundësinë për ta përdorur këtë shërbim.
    Share this article :

    Post a Comment

     
    Support : Ke kompjuter channel | Ke kompjuter Twitter
    Copyright © 2013. - All Rights Reserved
    Published by Kekompjuter