Postimet e fundit :

Steve Ballmer pret shiritin për “Imagine Cup 2011”


image

Microsoft ka bërë hapjen solemne të Imagine Cup 2011 në Nju Jork, duke shënuar kështu herën e nëntë me radhë që po mbahet kjo garë që tërheq studentë nga anembanë bota me qëllimin e vetëm që të përdorin teknologjinë si platformë ndryshimi.

Jon Perara, Menaxher i Përgjithshëm i Programit Akademik të Microsoft mirëpriti ekipet dhe u soll si mjeshtër i ceremonisë për një orë me të plotë. CEO i Microsoft, Steve Ballmer gjithashtu u shfaq në skenë me një entuziazëm të zakonshëm, duke përshëndetur ekipet dhe duke rikujtuar se ishte hera e parë e tij që po merrte pjesë në një Imagine Cup.

“Cloud është një çështje madhore” tha Ballmer. “Ajo po ridizajnon mënyrën sesi aplikacionet po shkruhen dhe zhvillohen. Në botën e cloud, barrierat e shkrimit dhe shpërndarjes mungojnë”. Këtë gjë e kanë në mendjen e tyre pjesëmarrësit e Cloud, dhe siç e dini vitin e kaluar Windows Azure luajti një rol të rëndësishëm në mesin e ekipeve pjesëmarrëse.

Arthur VanderVeen, CEO i Zyrës së Inovacionit në Departamentin e Edukimit të qytetit të Nju Jorkut, foli për ofrimin e edukimit për 1.1 milion studentë, dhe për zhvillimin e mëtutjeshëm të atyre që janë në shkollat teknike si Brooklyn Technical High School.

Mysafir gjithashtu ishte edhe Jeffrey Sachs, drejtor i Institutit të Tokës që foli për zgjidhjen e sfidave të ndryshme anembanë botës, dheDennis Crowley CEO i Foursquare që foli rreth asaj se çfarë eksperience është të udhëheqësh një startup. Kjo ishte mjaft e rëndësishme sepse secili konkurrentë në Imagine Cup është duke e bërë këtë gjë.

Në përgjithësi ka një entuziazëm mjaft të mirë rreth konkurrencës dhe ekipet janë të etura për të treguar idetë e tyre dhe për të fituar, duke treguar sesi teknologjia mund të ndihmojë në zgjidhjen e problemeve të vështira. /pcworldalbania/ Ke Kompjuter/

Share this article :

Post a Comment

 
Support : Ke kompjuter channel | Ke kompjuter Twitter
Copyright © 2013. - All Rights Reserved
Published by Kekompjuter