Themeluesi i Facebook-ut Mark Zuckerberg ka kryesuar listën vjetore të gazetës Guardian mes 100 njerëzve me më ndikim në median britanike.
Bashkëthemeluesi i Twitter-it, Jack Dorsey, u radhit në vend të dytë, duke reflektuar pushtetin e rrjeteve sociale.
Rritja e tyre në pozitë vjen me koston e liderëve të një teknologjie më tradicionale, përfshirë këtu Steve Jobs të Apple dhe shefin e Microsoft-it Steve Ballmer.
Ekspertë nga fushat e teknologjisë, Marrëdhënieve me Publikun dhe median ndihmuan në përpilimin e listës.
Post a Comment