Postimet e fundit :

Anonymous mohuan sulmin ndaj Facebook

Fansat e Facebook dhe Mark Zakerberg tani mund të rrehatohen, sepse grupi i hakerëve të njohur si Anonymous mohuan sulmin ndaj rrjetit social më 5 nëntor. “Ne dëshirojmë tu ndihmojmë njerëzve, dhe jo ti dëmtojmë ato”, shkruan në një pjesë të deklaratës.

Një anëtarë i haktivistëve Anonymous tha se e gjithë kjo punë ishte një keqkuptim, sepse ato asnjëherë nuk kanë dëshiruar të shkatrojnë rrjetin, por vetëm tu japin vëmendje njerzëve në lidhje me privatësin e tyre në Facebook, shkruan Daily Mail.

Video e titulluar “Message form Anonymous: Operation Facebook, Nov 5 2011″, ndodhej në Youtube, kurse në të thuhej se “mediumi juaj i komunikimit që shum e adhuroni do të shkatërohet”.

Një anëtarë nga ky grup me nofkën Spikizi(Speakeasy), për Gawker tha se qëllimi kryesor i “Operacionit Facebook” ishte “të paralajmërohen se edhe pas fshirjes së profilit në Facebook, të dhënat për përdoruesit mbeten, ose rruhen edhe më tej.”

Anonymous nuk dëshironin të thonë se do ta shkatërojnë rrjetin më të madh social, por ti detyrojnë përdoruesit, në shenjë proteste, të fshijnë profilet e tyre më 5 nëntorë. Ndoshta ato shpresonin të kalojnë në rrjetin e tyre social. ;)

“Sulmi ndaj Facebook do të ishte qesharake. Edhe në rast se do të kishte sukses, ai ka aq shum përdorues, dhe ne dëshirojmë vetëm tu ndihmojmë njerëzve, dhe jo ti dëmtojmë ato”, thuhet në intervistën e Speakeasy./itshqip/kekompjuter





Burimi: http://www.itshqip.com/anonymous-mohuan-sulmin-ndaj-facebook#ixzz1UtMIXg3p
Share this article :

Post a Comment

 
Support : Ke kompjuter channel | Ke kompjuter Twitter
Copyright © 2013. - All Rights Reserved
Published by Kekompjuter