Kompania e kërkimit në internet, Google, shënoi një rekord në muajin maj, për numrin e vizitorëve në faqet kompjuterike të saj, që arriti në 1 miliardë vetë.
Kompania që mat trafikun në internet, ComScore, tha se është hera e parë që një kompani në internet të ketë një numër kaq të madh vizitorësh.
Në këtë përllogaritje nuk përfshihen vizitat disa herë të të njëjtit person. Shifra 1 miliardë vizitorë është 8 për qind më e madhe, ose 100 milionë vizitorë më tepër se për kompaninë tjetër Mikrosoftin, për të njëjtin muaj.
Facebook doli në vendin e tretë, me rreth 700 milionë vizitorë.
Post a Comment