Postimet e fundit :

Hakerat Anonymous i shpallin luftë Facebook-ut?







Grupi i hakerave Anonymous ka drejtuar sytë tek Facebook-u për pretendimet e shkeljes së sigurisë në shkallë të lartë dhe "shitjen" e disa të dhënave të individëve te agjencitë qeveritare.



Hakerat thanë të martën se ata do t′i bëjnë një nder 750 milion përdoruesve të Facebook-ut duke e "vrarë" faqen e rrjetit social. Madje ata kanë vendosur edhe një datë - 5 nëntor.



Facebook akoma nuk i është përgjigjur pretendimeve të hakerave, lufta e të cilëve ndaj agjencive qeveritare dhe disa prej korporatave më të mëdha në botë ka hyrë në një fazë vendimtare.



Nuk ka pasur konfirmime nëse mesazhi i postuar në emër të Anonymous është i vërtetë apo i rremë - apo nëse ky veprim është vendim kolektiv. /albeu.com/Kekompjuter
Share this article :

Post a Comment

 
Support : Ke kompjuter channel | Ke kompjuter Twitter
Copyright © 2013. - All Rights Reserved
Published by Kekompjuter