Vitin e kaluar PayPal u sulmua nga Anonymous pasi ngriu llogarinë e Wikileaks-it. Duket se PayPal më në fund ka vendosur t’i kundërpërgjigjet grupit të hakerave.
Mesa duket, hakerat kanë lënë mbrapa informacione për t’u gjurmuar. PayPal ka raportuar se i ka dhënë 1,000 adresa IP FBI-së - adresat e IP-së që lidheshin me sulmin e PayPal-it vitin e kaluar.
Deri tani, nuk dihet se sa me vlerë janë këto adresa. Ngaqë sulmi ishte një mohim shërbimi (DDoS), adresat IP mund të vërtetojnë të jenë të pavlefshme. Sulmet DDoS zakonisht kryhen nga sisteme kompjuterike fantazmë - sistemet që janë infektuar nga Trojanët dhe të zotërit nuk kanë dijeni për të./albeu/kekompjuter
Post a Comment