Postimet e fundit :

Projektori i cili vihet në “shtëpizën” e laptopit


Kompania e njohur “Fujitsu” e zhvilloi projektorin “BP” (Bay Projector), projektori i parë në botë i cili është në kuadër të komponentëve të ndërrueshme dhe vihet në kuadër “të shtëpizës” së laptopit. Ky projektor “i cili merret me vete” është i gatshëm për përdorim pas vetëm disa sekondave dhe në tërësi e eliminon nevojën për pajisjen projektuese eksterne dhe kabllo, që është sidomos e dobishme kur klientëve dhe kolegëve apo miqve dëshironi që efektivisht t’ia tregoni projektin apo videot nga “YouTube”. Projektori i këtillë është i gatshëm për përdorim në atë moment kur thjerrëza dhe llamba e kësaj pajisjeje interesante, e cila e ka madhësinë e DVD-së, vendosen në vendin e vet. Pajisja mund të projektojë përmbajtjen nga gati cilado dhe në cilindo hapësirë.
Ndriçimi dhe korrektimi i formës së fotografisë së projektuar (keystone correction) rregullohen direkt me ndihmën e tasteve të vendosura, ndërsa teknologjia e rrezeve laser siguron kontrast të lartë dhe thellësinë e ngjyrave dhe kështu garanton edhe fotografi të mprehta dhe të qarta. Në përfundim të ditës së punës, ky projektor, biznesmenëve që udhëtojnë shumë, mund t’i shërbejë edhe si mini-kinema për shikimin e filmave në dhomën e tyre të hotelit. Kur nuk përdoret, projektori mund thjesht të hiqet nga laptopi që të mos e rritë shtesë peshën e kompjuterit./zeri/kekompjuter
Share this article :

Post a Comment

 
Support : Ke kompjuter channel | Ke kompjuter Twitter
Copyright © 2013. - All Rights Reserved
Published by Kekompjuter