Kompania “Kingston” nuk është vetëm e njohur për flash memorie cilësore dhe të shpejta por edhe me SSD disqe kulmore, të cilët janë duke u bërë përzgjedhje gjithnjë e më e shpeshtë e përdoruesve shtëpiakë.
Kohë më parë është publikuar se kjo firmë e ka tejkaluar vetveten duke lansuar HyperX SSD drive, momentalisht SSD disku më i shpejtë në botë, i cili tashmë edhe është testuar nga ekspertët. Shikuar vizualisht, HyperX SSD drive përcjellë linjën e produkteve tjera “HyperX” kështu që dominon ngjyra e kaltër nëpër tërë diskun, ndërsa ndërtimi është i përsosur, sidomos përfundimi.
Janë të përdorur materialet me cilësore (alumini plus plastika) që të fitohet në shpërndarjen sa më të mirë të nxehtësisë nga modulet e memories, por nuk duhet lënë anash që shtëpiza në të cilën dëshironi ta vendosni këtë SSD të jetë shtesë e ftohur. Bazën e HyperX SSD storage-e përbëjnë NAND flash çipat të gjeneratës së fundit dhe SandForce SF-2281 kontrolluesi, falë të cilit në teste edhe janë fituar shpejtësi jashtëzakonisht të mëdha të transferimit të të dhënave: 525 MB/s-për lexim dhe 480 MB/s-për shkrim.
Kjo qartë tregon se HyperX SSD drive është i dedikuar për lojtarët dhe entuziastët të cilëve shpejtësi e performancave u është e domethënies parësore për kënaqësi maksimale në luajtjen e titujve më të rinj të lojërave dhe bërjen e punëve të përditshme. Ky SSD momentalisht prodhohet në 128 dhe 256 GB dhe shumë lehtë montohet./zeri/kekompjuter.
Post a Comment