Sipas statistikave të reja, uebshfletuesit e hapur tani përbëjnë shumicën e atyre që lundrojnë në ueb, ndërsa Firefox është kaluar nga shfletuesit WebKit.
Ashtu siç është lajmëruar nga Peter Beverloo nga Google, numrat e muajit korrik për StatCounter tregojnë që Firefox dhe Chrome, të kombinuara, tani llogarisin mbi 50% të shfletimit në ueb. Firefox tani ka 27.95%, ndërsa Chrome 22.14% dhe së bashku 50.09%, duke e kaluar Internet Explorer-in, që ka 42.45%.
StatCounter tregon edhe që Chrome është duke u rritur shumë shpejt sa që mund të tejkalojë Firefox-in, gjatë muajve të ardhshëm. Sipas numrave të tanishëm, dallimi në mes tyre është nën 6% - më së afërmi që kanë qenë ndonjëherë. Derisa Chrome vazhdon të shënojë rritje, Firefox ka shënuar rënie në krahasim me vitin e kaluar.
Po ashtu, shfletuesit e WebKit tani janë në vendin e vet, pas shfletuesit Internet Explorer, siç e paraqiti AppleInsider. Chrome ka 13.49% dhe Safari 8.10%, që së bashku përbëjnë 21.59% për shfletuesit e mbështetur nga WebKit, duke kaluar përqindjen e Firefox , që është 21.47%. IE ende vazhdon me kryesimin prej 52.71%.
Ke Kompjuter ! a te Ndihmoj ?
Post a Comment